Bota

Dëbimi i 3 diplomatë të ambasadës ruse nga Sllovakia, SHBA: Vendim i drejtë, e mbështesim

11 Gusht 2020, 06:36 Nga DOSJA
Dëbimi i 3 diplomatë të ambasadës ruse nga Sllovakia, SHBA:

SLLOVAKI- Ministria e Jashtme e Sllovakivë ka konfirmuar dje dëbimin e 3 pjesëtarëve të stafit të ambasadës ruse në Bratisllavë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve TASS e Rusisë, e cila citon kanalin televiziv Markiza me qendër në Bratisllavë, i cili pretendon se ata janë oficerë të shërbimeve të inteligjencës ruse.

Ndërkohë nga ana tjetër, ambasada e Rusisë në Sllovaki nuk ka preferuar të flasë për mediat duke thënë se nuk komenton raportimet në mediat sllovake.

Në muajin qershor, mediat lokale në Çeki njoftuan se vendi shpalli persona të padëshiruar dy diplomatë nga ambasada ruse në Pragë, ndërkohë dje duket se është marrë vendimi për tre të tillë.

Ndërkohë për këtë ngjarje ka ardhur dhe një reagim nga SHBA. Zëdhënësi i departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus është shprehur se mbështet venimin e autoriteve të Sllovakisë për të dëbuar diplomatët rusë.

 (A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ambasada ruse ne sllovaki morgan ortagus sllovakia debon diplomatet rus ambasada ruse ne sllovaki morgan ortagus sllovakia debon diplomatet rus

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 06:28

SLLOVAKI- Sllovakia ka dëbuar tre pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në kryeqytetin Bratisllava. Sipas ambasadës, ky vendim erdhi, pasi zyrtarët kishin abuzu...