Bota

Presidenti i Libanit pranon dorëheqjen e qeverisë pas shpërthimit të Bejrutit

11 Gusht 2020, 07:51 Nga DOSJA
Presidenti i Libanit pranon dorëheqjen e qeverisë pas shpërthimit

LIBAN– Presidenti libanez, Michel Aoun ka pranuar dorëheqjen e Kryeministrit të vendit  Hassan, i cili e njoftoi mbrëmjen e së hënës, por Aoun i ka kërkuar Diab të mbetet ende në cilësinë e kujdestarit, derisa të formohet një kabinet i ri, ndërsa vazhdojnë tubimet pas shpërthimin që shkatërroi Bejrutin.

Qeveria e Libanit u tërhoq pasi Kryeministri Hassan Diab fajësoi korrupsionin në Liban  për një shpërthim shkatërrues të një jave më parë që rrafshoi qytetin.

Tensionet janë rritur në vend pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit që ka vrarë deri më tani 200 njerëz dhe plagosi 6,000 të tjerë, sipas raportit të fundit.

“Ky krim ishte rezultat i korrupsionit që është më i madh se shteti.”- tha Diab në një deklaratë televizive, duke shtuar se ai po merrte një hap prapa, në mënyrë që të mund të qëndrojë me njerëzit “dhe të luftojë betejën për ndryshim së bashku ata.

“Unë deklaroj sot dorëheqjen e kësaj qeverie. Zoti e mbroftë Liban.”- tha Diab, duke përsëritur frazën e fundit tre herë.

Mbrëmjen e së hënës, gjashtë ditë pas shpërthimit të fuqishëm të Bejrutit, qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen. Ky lajm është konfirmuar nga vet kryeministri i vendit, Hassan Diabi, cili u shpreh se shkaktar për këtë kaos të krijuar në vend është korrupsionin në Liban. Dorëheqja e Diab vjen pas disa ditë protestash të dhunshme nga mijëra libanez të cilët protestojnë për rrëzimin e një qeverie të korruptuar sipas tyre. Shpërthimi tragjik i katër gushtit u ka marrë jetën 200 personave dhe ka plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hassan diab  michel aoun shperthimi i fuqishem ne bejrut hassan diab  michel aoun shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 06:28

SLLOVAKI- Sllovakia ka dëbuar tre pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në kryeqytetin Bratisllava. Sipas ambasadës, ky vendim erdhi, pasi zyrtarët kishin abuzu...