Bota

Kjo është lista me 18 emrat e veteranëve të UÇK-së që Serbia i dërgon Interpolit

11 Gusht 2020, 06:29 Nga DOSJA
Kjo është lista me 18 emrat e veteranëve të

KOSOVA– Qeveria serbe ka dërguar një listë në Interpol me disa emra të veteranëve të luftës. Pavarësisht se kanë kaluar  të paktën dy dekada nga ajo kohë, veteranët nuk po munden të udhëtojnë të lirë, për shkak të kësaj liste me emra të dërguar nga shteti serb në Interpol.

“Televizioni 7” në Kosovë  ka siguruar një listë që përmban 18 emra të veteranëve të luftës të cilët figurojnë në listën e Interpolit.

Mes 18 emrave shihen edhe disa emra të ish-komandantëve të luftës, si ai i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja që ishte komandant i zonës operative në Nerodimë.

Lista e Plotë:

Haradinaj Ramush

Morina Tomor

Morina Sinan

Duraku Ardian

Zefaj Vitor

Ukshini Mahmut

Vokshi Besim

Suljevic Fadilj

Shpetim Demiri

Pajazit Qamil

Olluri Azem

Noshaj Faruk

Gashi Muharem

Bojani Bujar

Aliji Rabit

Buja Shykri

Kastrati Fadil

Kastrati Murtez

Gjithashtu në këtë listë është edhe emri i Shpejtzim Demirit, i cili një vit më parë kishte qëndruar 5 muaj në një burg të Holandës, e më pasi ishte liruar dhe shteti holandez i kishte kërkuar falje.

Ndërkohë më 2 gusht të këtij viti, në kufi me Shqipërinë, u ndalua edhe veterani i luftës, Murtez Kastrati, i cili qëndroi disa orë në paraburgim dhe më pas ishte liruar.

Ndërkohë, nga OVL-UÇK tregojnë se kjo listë është rifreskuar dhe se nuk besojnë që ekziston mundësia e ekstradimit. Haradinaj e sheh si të pakuptimtë këtë listë të interpolit pasi po funksionon Gjykata Speciale.

Nga Organizata e veteraneve të luftës thonë se kanë biseduar me përfaqësues të Qeverisë, dhe se shumë shpejt do të mbahet një takim ku do të diskutohet për këtë problem. Më tej “T7” gjatë ditës ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por  nuk kanë marrë një përgjigje prej tyre.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni serbia veteranet e uçk-së serbia veteranet e uçk-së

Sondazh

Poll

Bota 11 Gusht 2020, 06:28

SLLOVAKI- Sllovakia ka dëbuar tre pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në kryeqytetin Bratisllava. Sipas ambasadës, ky vendim erdhi, pasi zyrtarët kishin abuzu...