Bota

11 Gusht 2020, 06:28 Nga DOSJA

SLLOVAKI- Sllovakia ka dëbuar tre pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në kryeqytetin Bratisllava. Sipas ambasadës, ky vendim erdhi, pasi zyrtarët kishin abuzuar me dhënien e vizave sllovake. Pjesëtarët e stafit akuzohen se kanë pajisur me vizë sllovake një person që ka marrë pjesë në një vrasje në Gjermani.

“Sipas informacionit nga shërbimet e inteligjencës sllovake, aktivitetet e tyre ishin në kundërshtim me konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme sllovake gjatë një deklarate.

“Në krye të kësaj, kishte pasur një abuzim të vizave të lëshuara në konsullatën e përgjithshme sllovake në Shën Petersburg, dhe në lidhje me këtë ishte kryer një krim i rëndë në territorin e një shteti tjetër të BE-së dhe NATO-s,” tha ai.

Ministria nuk dha detaje të tjera, por këto largime vijnë pas vrasjes së një ish-rebeli çeçen me nënshtetësi Gjeorgjiane në Berlin, ngjarje kjo që ka ndodhur verën e kaluar. Mediat sllovake, raportuan se njëri prej personave të dyshuar për përfshirje në vrasje, kishte udhëtuar në Evropë me një vizë sllovake.

Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm slovak, Ivan Korcok urdhëroi një hetim për lëshimin e vizave në konsullatën e Shën Peterburgut.

Prokurorët federalë gjermanë akuzuan Rusinë në qershor për urdhërimin e vrasjes së gjeorgjianëve dhe paditën një rus për këtë ngjarje. Më pas, Gjermania dëboi dy anëtarët e ambasadës ruse. Ndërkohë, Kremlini ka hedhur poshtë kategorikisht idenë se ka ndonjë lidhje mes vrasjes dhe qeverisë ruse.

Burimi: Reuters

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ambasada ruse slovaki ambasada ruse slovaki

Sondazh

Poll