Bota

Në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,  Ali Ahmeti fton partitë shqiptare për bashkëpunim

10 Gusht 2020, 16:09 Nga DOSJA
Në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,  Ali Ahmeti

MAQEODONI E VERIUT- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ditën e sotme u ka bërë thirrje publike, katër drejtuesve të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që të zhvillojnë një takim me rastin e përvjetorit të marrëveshjes së Ohrit.

Ai ka ftuar në takim partitë, Alternativa, Besa, Aleanca për Shqiptarët (AA) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) që të diskutojnë për një marrëveshje mundshme rreth bashkimit në politikë.

 “Takimin ju ftoj që ta realizojmë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00,” – shkruan Ahmeti në postimin e tij në Facebook.

Kujtojmë se pas pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbjatën më 15 korrik në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare arritën të sigurojnë 33 vende në parlament, 11 më shumë se vitin e kaluar. “Marrëveshja e Ohrit “ u ndënshkrua më  13 gusht të vitit 2001, ku synonte t’u garantonte shqiptarëve të drejta shtetformuese në Maqedoninë e Veriut.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti maqedoni e veriut ali ahmeti maqedoni e veriut

Sondazh

Poll