Bota

Me VIDEO/ Plas sherri në plazhin e Belgjikës, turistët godasin me karrige dhe çadra policët

10 Gusht 2020, 15:39 Nga DOSJA
Me VIDEO/ Plas sherri në plazhin e Belgjikës, turistët godasin me

BELGJIKË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Belgjikë ku policia ka bërë sherr me pushuesit në një plazh të vendit.

Një video e publikuar nga mediat e huaja, që tashmë është bërë virale shihen disa të rinjë në plazhin Blankenberge në Belgjikë, të cilët godain policët me çadra dhe rërë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se policia është sulmuar ashpër nga pushuesit teksa përpiqej për t’i ndaluar këta të fundit. Siç shihet në video rëra, dhe karriget fluturojnë në ajër.

Mësohet se përleshja ka nisur  pasi roja e shpëtimit njoftoi një grup me rreth 40 veta se nuk mund të qëndrojnë në një vend që ishte i ndaluar për gjithë. Grupi nuk pranoi të largohej, kështu që u thirrën policë të tjerë dhe nisi sherri. Mësohet se për shkak të sulmit ndaj autoriteteve disa turistë u arrestuan.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sherr masiv ne belgjike sherr masiv ne belgjike

Sondazh

Poll