Saga e Gjakmarrjes ka mbetur 3 me 3/ Si nisi lufta e familjes së Gjin Ndojit me fisin kundërshtar në 1997-n, për hakun e të
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje rreth të kaluarës së familjes së Gjin Ndojit, 27-vjeçari që u ekzekutua me kallashnikov në Vaun e Dejës. Mësohet se familja e Gjin Ndojit, ka qenë e rrezikuar nga gjakmarrja prej 23 vitesh, dhe kjo është një nga pistat ku janë fokusuar edhe hetimet për vrasjen e të riut.
Por çfarë ndodhi në vitin e ‘rrëmujave’, në 1997?
Babai i Gjin Ndojit, Ndoji rezulton se është ekzekutuar në atë kohë me disa plumba automatiku. Ndoj Ndoji, ka ndërhyrë për të shuar një konflikt mes fqinjëve të tij, por përballja me të armatosurit e la të vdekur.
Gjithsesi, nga ana e familjes Ndoji, gjërat nuk u lanë me kaq. Hakun e babait të 27-vjeçarit të ndjerë, e mori vëllai i tij. Gjin Ndoji ekzekutoi me armë zjarri personin që i vrau të vëllanë, dhe në këtë mënyrë, ‘gjaqet’ mes dy familjeve u shuan. Të paktën kështu parashikon Kanuni. Por diçka do të ndodhte, që saga e gjakmarrjes do të rikthehej sërish mes dy fiseve. Pak vite pasi humbi të atin, plumbat do t’i merrnin jetën edhe vëllait të Gjin Ndojit.
Dyshimet e të riut ishin pikërisht mbi fisin e kundërshtarëve, të cilëve ai shkoi t;u kërkonte llogari natën e festës së Bajramit. Pavarësisht mohimeve nga pala tjetër, i riu që u ekzekutua me kallashnikov në Vaun e Dejës, i ekzekutoi të tre anëtarët e fisit tjetër. Për këtë ngjarje, i riu u vu në pranga. Ai bëri disa vite burg, por më pas u lirua.
Më pas Ndoji, vijoi me aktivitetin e tij. I riu dyshohet se ishte përfshirë edhe në trafikun e lëndëve narkotike, dhe ndryshoi mbiemrin. Kohët e fundit, Gjon Ndoji, identifikohej si Gjin Boriçi.
Në zonë, ai njihet edhe për miqësinë me anëtarë të fisit Bajri, konkretisht me Behar Bajrin. Viktima ishte edhe shok me këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, i cili reagoi i pikëlluar pas ekzekutimit.
Gjin Ndoji u ekzekutua një ditë më parë me kallashnikov, vetëm pak metra larg automjetit të llojit “BMW” që ai kishte marrë me qira. Grupi hetimor ka sekuestruar pothuajse të gjitha kamerat në rrugën Tiranë-Shkodër, për të parë lëvizjet e viktimës dhe për të zbardhur ngjarjen.
Përveç gjakmarrjes, pista tjetër ku po hetohet është ajo e konflikteve për pazare droge apo larje hesapesh mes bandave. Kjo për shkak të miqësive të viktimës, i cili dyshohet se ka marrë pjesë edhe në disa ngjarje kriminale që kanë tronditur Shkodrën vitet e fundit, dhe kanë pasur në fokus përplasjet mes grupeve të forta që operojnë në këtë zonë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Kam marrë vetëm 250 mijë lekë”/ Bashkia Durrës reagon për rastin e Barrukut: Gënjeve, ke përfituar 7 bonuse qiraje,
DURRËS– Bashkia Durrës, ka reaguar në lidhje me rastin e familjes së Kadri Barrukut, i cili përpara kryetarit të Partisë Demokratike, deklaroi sot se kisht...
Po transportonin kokainën me “Benz”, pranga dy shqiptarëve në Itali, ja ku e kishin fshehur drogën
ITALI-Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane për shpërndarje kokaine. Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë të moshave 31 dhe 29-vje&...
Zjarr në Ndroq, digjet pika e grumbullimit të skrapit që shërben dhe si varrezë makinash, tre zjarrfikëse në vendin e ngj
TIRANË– Një pikë grumbullimi skrapi që shërben edhe si varrezë makinash ka marrë flakë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në pikën e grumbullimit të firm...
Çiklomotori përplaset me trajlerin në Fushë Krujë-Vorë, dy persona përfundojnë te Trauma
TIRANË -Një aksident automobilistik u regjistrua mesditën e sotme në aksin Fushë-Krujë-Vorë. Mësohet se një çiklomotor u përplas me një trjaler.Si p...
Manastirliu takon grupin e mjekëve italianë: 400 pacientë nën kujdes respirator te Infektivi ia kanë dalë
TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u takua sot me grupin e mjekëve të ardhur nga Italia, për të ndihmuar në luftë ndaj COVID-19. Gjatë f...
200 viktima/ 55-vjeçarja nga Vlora humb betejën me Covid-19, konfirmohen 125 raste brenda 24 orëve të fundit, mosha mesatare
SHQIPËRI– 200 të vdekur, 2957 aktivë me Covid-19 dhe 3379 pacientë të shëruar. Ky është bilanci i koronavirusi deri më tani. Rovena Daja nga Instituti i Sh...
Bashkëpunëtor në dy vrasje, ky është Xhuliano Hoxha që u la sot në burg për masakrimin e Regis Runajt, ‘spiunoi’ dhe
ELBASAN– Personi që shikoni në foto është Xhuliano Hoxha, bashkëpunëtori i Euglent Halilit, në vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit. Fotoja është publi...
“Është nisur për në Turqi”, Veliaj: Jam në shtëpi, por pres rezultatin e testit të dytë
TIRANË- Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mohon të jetë larguar nga Shqipëria. Ai ka reaguar pas lajmit se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar...
“Mos kalo në tokën time”/ Plas sherri mes dy kushërinjve në Pogradec, përfundojnë në spital me dëmtime në kokë e t
POGRADEC– Dy persona, kushërinj mes tyre janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke pësuar edhe lëndime. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rreme...