Aktualitet

“Mos kalo në tokën time”/ Plas sherri mes dy kushërinjve në Pogradec, përfundojnë në spital me dëmtime në kokë e t

10 Gusht 2020, 13:25 Nga DOSJA
“Mos kalo në tokën time”/ Plas sherri mes dy

POGRADEC– Dy persona, kushërinj mes tyre janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke pësuar edhe lëndime.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rremenj të Pogradecit. Kushërinjtë, të cilët kishin shtëpitë afër me njëri-tjetrin, janë zënë pasi njëri prej tyre, nuk donte që tjetri të kalonte në tokën e tij.

Pse kalon në tokën time? Mos kalo më,”- mësohet të ketë qenë fjalia që ka ‘nxhekur gjakrat’ mes kushërinjve dhe ka bërë që të marrin sende të forta dhe të godasin njëri-tjetrin.

Për pasojë, ata kanë mbetur të dy të plagosur në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë, dhe aktualisht ndodhen në spital, duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet identeti i dy kushërinjve, por mësohet se njëri prej tyre vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja po hetohet ende, ndërsa dëshmia e dy kushërinjve pritet që të zbardhë me tepër detaje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen dy persona ne pogradec sherr ne pogradec plagosen dy persona ne pogradec sherr ne pogradec

Sondazh

Poll