Aktualitet

10 Gusht 2020, 15:14 Nga DOSJA

DURRËS –Banorët e një pallati në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit janë ngritur në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë riekspertim të dëmeve në pallatin e tyre, i cili është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ekspertiza e parë e nxorri pallatin të pabanueshëm dhe me shkallë dëmtimi DS4. Bashkia e Durrësit ndërkohë nuk ka vendosur ende se cfarë do të bëhet me këtë pallat, ndërsa banorët për momentin jetojnë në banesa me qira.

Njëra nga banoret ka kërkuar prishjen e pallatit, duke sqaruar se ekspertiza e parë e ka nxjerrë me 78 cm çedim në veri-perëndim.

Duam që të bëhet ekspertizë e thellë e tokës, pasi ky pallat në një ekspertizë që është bërë na është nxjerrë 78 cm cedim në veri-perëndim. Un jam në kat të 7. Në vend të shkojë uji në banjo shkon në dhomë. Ne duam ekspertizë dhe mundësi, jo riparim, se nuk është riparim 78 cm. Ne duam prishje pallati“, u shpreh ajo.

Ndërkohë një tjetër banor ankohet për bonusin e qirasë. Sipas tij, bashkia nuk është e rregullt me datat për kalimin e kësteve.

Është bërë gati 1 vit dhe nuk dimë se ku do të shkojmë. Bonusin e qerasë e marrim me periudha jo të sakta. E marim 1 her në 2 muaj, 1 her në 3 muaj. Pronari i shtëpisë me qira kërkon lekët dhe unë smund të rri tani kur ti hedhi bashkia“, tha banori.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e palltit ne durres ne proteste banoret e palltit ne durres ne proteste

Sondazh

Poll