Aktualitet

Po transportonin kokainën me “Benz”, pranga dy shqiptarëve në Itali, ja ku e kishin fshehur drogën

10 Gusht 2020, 14:51 Nga DOSJA
Po transportonin kokainën me “Benz”, pranga dy shqiptarëve

ITALI-Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane për shpërndarje kokaine. Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë të moshave 31 dhe 29-vjeç, ku ky i fundit punonte si murator.  Mësohet se aksioni i policisë, u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Modena.

Dy shqiptarët u ndaluan nga patrulla e karabinierëve, teksa udhëtonin me një mjet tip “Mercedes Benz” me targa të huaja. Pas kontrolleve, nën sediljen e mjetit, u gjet një pako me kokainë, me peshë mbi gjysmë kg.

Më pas kontrollet u zhvendosën në banesën e dy shqiptarëve, ku u sekestruan 1700 euro. Të dy tashmë ndodhen në burgun e Modenas, në pritje të përballjes me gjykatën.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapen shqiptaret me kokaine shqiptaret ne itali kapen shqiptaret me kokaine shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll