Aktualitet

Bashkëpunëtor në dy vrasje, ky është Xhuliano Hoxha që u la sot në burg për masakrimin e Regis Runajt, ‘spiunoi’ dhe

10 Gusht 2020, 13:51 Nga DOSJA
Bashkëpunëtor në dy vrasje, ky është Xhuliano Hoxha

ELBASAN– Personi që shikoni në foto është Xhuliano Hoxha, bashkëpunëtori i Euglent Halilit, në vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit. Fotoja është publikuar nga KlanPlus, dhe tregon fytyrën e personit të dytë që bashkëpunoi në këto krime.

Hoxha dhe Halili, u lanë në burg pa afat nga Gjykata e Elbasanit, paraditen e sotme. Organi i akuzës pretendon se ka prova të forta që provojnë implikimin e dy të rinjve në dy vrasjet që tronditën Elbasanin, brenda 10 ditësh.

Të rinjtë u arrestuan 2 ditë më parë si autorët kryesorë të vrasjes së Regis Runajt në varrezat e qytetit pak javë më parë. Ata akuzohen se para krimit të rëndë, kanë qenë bashkë me viktimën, duke konsumuar lëndë narkotike. Më pas, siç u raportuar, ka qenë Halili ai që ka marrë thikën dhe e ka goditur një herë pas shpine Runajn. Pasi viktima është kthyer, i riu që ndodhet pas hekurave, e ka qëlluar edhe 26 herë të tjera me thikë, duke e lënë të vdekur.

Halili dhe Hoxha akuzohen gjithashtu se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, mik i Runajt ngjarje e ndodhur më 20 korrik. Ata dyshohet se janë personat që kanë informuar ekzekutorët për lëvizjet e Ramazanit, në mënyrë që ‘puna’ e tyre, të bëhej më e lehtë. Gjithsesi, porositësit e këtyre dy vrasjeve nuk dihen ende, ndësra shkaku mendohet se është larje hesapesh mes bandave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet euglent halili xhuliano hoxha euglent halili xhuliano hoxha

Sondazh

Poll