Aktualitet

Mbytet një person në plazhin e Borshit, pësoi infarkt sapo ra në kontakt me ujin

10 Gusht 2020, 13:09 Nga DOSJA
Mbytet një person në plazhin e Borshit, pësoi infarkt sapo ra

SARANDË– Një person, 85-vjeç ka humbur jetën në plazhin e Borshit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Mësohet se 85-vjeçari kishte shkuar prej ditësh me pushime në këtë zonë të jugut.

Ai ishte futur ditën e sotme që të lahej në det, por sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirtë. I moshuari ka pësuar infarkt në zemër.

Familjarët e kanë nxjerrë nga uji dhe e kanë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht ai nuk ia dalë mbanë. 85-vjeçari ndërroi jetë rrugës në ambulancë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet borsh mbytet 85 vjecari ne borsh borsh mbytet 85 vjecari ne borsh

Sondazh

Poll