Aktualitet

Tentoi të kalonte marijuanën drejt Kosovës, 54-vjeçari arrestohet në kufi

10 Gusht 2020, 13:09 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte marijuanën drejt Kosovës, 54-vjeçari

KOSOVË -Një 54-vjeçar me iniciale E.L. u kap me drogë në pikën kufitare të Vermicës. Mësohet se ky person, tentoi të fuste 6 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Në makinën tip “Seat” me të cilën po udhëtonte, policia gjeti 15 qese najloni, të fshehura tek motori i mjetit. Për rastin në fjalë, ka nisur hetimi nga Prokuroria e Prizrenit.

Me datën 10.08.2020 rreth orës 11:20, Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar në pikën kufitare Vërmicë, gjatë regjistrimit në sistem të automjetit “Seat” me targa lokale i cili ishte duke hyr nga Shqipëria për në Kosovës, të njëjtin kanë vendosur ta selektojnë për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit Gjatë kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpunim dhe koordinim me oficerët doganor, në pjesën e përparme tek motori i automjetit janë gjetur pesëmbëdhjetë (15) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6kg.  Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore DKR Prizren, është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, Shpërndarja, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e paautorizuar e Substancave narkotike dhe psikotrope ose analoge”, ndaj të dyshuarit (E.L. viti i lindjes 1966)”, thekson njoftimi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marijuane drejt kosoves marijuane drejt kosoves

Sondazh

Poll