Aktualitet

Shtimet e rasteve me Covid-18, mbyllet çerdhja dhe kopështi në Pukë, Bashkia: Do të dezinfektohen

10 Gusht 2020, 13:05 Nga DOSJA
Shtimet e rasteve me Covid-18, mbyllet çerdhja dhe kopështi në

PUKË– Bashkia Pukë ka marrë vendimin që të mbyllë dy institucionet të arsimit parashkollor. Me anë të një statusi në faqen zyrtare në Facebook, bashkia Pukë shkruan se për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, çerdhja “Nënë Tereza” dhe kopështi “Erjola Lluka”, do të mbyllen.

Këto ditët që institucionet do të qëndrojnë mbyllur, do të dezinfektohen dhe do të bëhen gati për të pritur sërish fëmijët.

Njoftimi i Bashkisë Pukë. Për shkak të rikthimit të rasteve me ?COVID➕ në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës. Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë. Ju faleminderit!

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në raportimin për situatën e 24 orëve të fundin bën me dije se deri tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 199 qytetarë. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit pas 561 testeve janë konfirmuar dhe 136 raste të reja. Tashmë në të gjithë vendin janë 2870 persona janë aktivë me koronavirus, ndatë cilët 112 po trajtohen në dy spitalet COVID dhe 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet cerdhja dhe kopeshti ne puke puke mbyllet cerdhja dhe kopeshti ne puke puke

Sondazh

Poll