Aktualitet

Ekzekutimi i Gjin Ndojit/ Viktima ishte shok me anëtarët e fisit Bajri, dyshohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminal

10 Gusht 2020, 10:45 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Gjin Ndojit/ Viktima ishte shok me anëtarët e fisit

VAU I DEJËS/ Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gjin Ndojit në Vaun e Dejës. 27-vjeçari dyshohet se është autor i një sërë ngjarjesh kriminale në Shkodër. Ai njihet se si shok i anëtarëve të familjes Bajri. Mësohet se ai ka pasur më shumë shoqëri me Behar Bajrin, i cili sapo ka dalë nga paraburgimi pasi janë pushuar akuzat ndaj tij.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë, në zonën e Bushatit,  për të identifikuar autorët e krimit të rëndë.

Ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, në fshatin Shkejzë të Vaut të Dejës.  Autorët i zunë pritë 27-vjeçarit dhe pasi e nxorrën nga makina, qëlluan ndaj tij,  pa shkëmbyer asnjë fjalë. I riu është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.

Policia dyshon se autorët janë njohës të mirë të zonës ku ndodhi vrasja edhe pse nuk ka arritur ende në identifikimin e tyre. Ajo që mbetet mister është se nga kanë ikur autorët pasi kanë patur tre mundësi, një në drejtim të Torovicës në Lezhë, e dyta një rrugë që të nxjerr tek ura e Gjo Lulit në Velipojë ose në këmbë përmes një mali në zonën e Velipojës. Dy pistat ku po heton policia është gjakmarrja dhe ajo e larjeve të hesapeve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës gjin ndoji vritet 27 vjeçari në vaun e dejës

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Gusht 2020, 09:12

ELBASAN– Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, janë lënë në burg ditën e sotme. Ata akuzohen se kanë ma...