Aktualitet

10 Gusht 2020, 06:22 Nga DOSJA

TIRANË-Një qytetare ka denoncuar me foto gjendjen, në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor në Shqipëri.  Qytetarja për JOQ ka dërguar disa foto, ku mjekët në QSUT shfaqen pa masa mbrojtëse, ndërkohë që ekzaminojnë dy të prekur me COVID-19.

Sipas saj, të infektuarit janë një burrë, i cili qëndroi goxha në pritje të ekzaminimit dhe një grua 68-vjeçe. Siç shihet qartë edhe në foto mjekët janë të pajisur vetëm me një maskë, por jo me veshjen specifike.

“Sapo jam ne qsut dhe ketu sapo erdhi 1 rast 62 vjec me covid i bej thirrje ministres te sjelli te urgjenca doktorave veshjet e posacme se o turp ska veshje per keto. Ështe turp kam ardhur per bashkshortin per vizit kardiologjike doktorat jane pa veshjet e posacme rasti sa erdhi. Familjares nuk i beri tampon. Jo pacienti, po pret ambulancen me 39 me oksigjen. Ja doktoret me uniforme te thjesht te pambrojtur, kane familje turp ministrja ti shofi kto mos na dali ne tv te thote perralla. Edhe rast i ri zonje tjeter 68 vjece me covid.”, denoncon qytetarja.

Ndërkohë, një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në raportimin për situatën e 24 orëve të fundin bëri me dije se deri tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 199 qytetarë. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 136 raste të reja. Tashmë në të gjithë vendin janë 2870 persona janë aktivë me koronavirus, ndatë cilët 112 po trajtohen në dy spitalet COVID dhe 3 janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjekët pa maska qsut te infektuarit me covid mjekët pa maska qsut te infektuarit me covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2020, 19:13

FUSHË KRUJË- Shefqet dhe Alban Stafuka, babë e bir, përkatësisht 58 dhe 27 vjeç janë paraqitur të plagosur dhe me shenja prerjesh në trup në sp...