Aktualitet

FOTO/ Ky është Alban Stafuka, një nga të plagosurit në Fushë Krujë, autori debatoi me 27-vjeçarin dhe të atin për shit

9 Gusht 2020, 20:49 Nga DOSJA
FOTO/ Ky është Alban Stafuka, një nga të plagosurit në

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen e dyfishtë me thikë në Fushë Krujë. Alban Stafuka, personi që shikoni në foto, mësohet se bashkë me të atin, fillimisht kanë debatuar me autorin që i qëlloi me thikë.

Në momentin që po ktheheshin nga një vizitë që patën tek një i afërm i tyre, autori, me biçikletë i ka dalë përpara 27-vjeçarit dhe babait të tij, Shefqet Stafuka. Ai ka debatuar me ta për shitjen e një mjeti, por konflikti pa degraduar.

Pas sherrit, autori që tashmë është arrestuar, ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur të dy. Babë e bir ndodhen tek spitali i Traumës, ndërkohë që mësohet se 58-vjeçari është në gjendje të rëndë. Shefqet Stafuka punon tek Ujësjellësi, ndërsa i biri sapo ishte kthyer nga Spanja. Të dy njihen si persona pa probleme në zonë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban stafuka plagosen babe e bir ne fushe kruje shefqet stafuka alban stafuka plagosen babe e bir ne fushe kruje shefqet stafuka

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2020, 19:13

FUSHË KRUJË- Shefqet dhe Alban Stafuka, babë e bir, përkatësisht 58 dhe 27 vjeç janë paraqitur të plagosur dhe me shenja prerjesh në trup në sp...