Aktualitet

“Më liro rrugën”/ I arrestuar disa herë, kush është Ermir Hasa që plagosi babë e bir ne Fushë Krujë, problematiku k

9 Gusht 2020, 21:23 Nga DOSJA
“Më liro rrugën”/ I arrestuar disa herë, kush

FUSHË KRUJË– Ermir Hasa, 35-vjeçari që plagosi babë e bir me thikë mbrëmjen e sotme njihet si person problematik. Ai është me origjinë nga Kukësi dhe mësohet se është arrestuar disa herë, por është liruar nga qelia me raporte mjekësore, si një person me probleme të shëndetit mendor.

Ndërsa mbrëmjen e sotme, teksa Shefqet dhe Alban Stafuka po lëviznin me mjetin e tyre, 35-vjeçari u ka zënë rrugën me biçikletë. 27-vjeçari, që vetëm pak ditë më parë ishte kthyer nga Spanja, ka zbritur nga makina dhe i ka kërkuar Hasës që të largohet.

Më liro rrugën,”- mësohet t’i ketë thënë ai, por debatet kane vijuar më tej, dhe mësohet se kanë pasur në fokus shitjen e një automjeti. Më pas ka zbritur nga makina edhe 58-vjeçari, që punonte tek Ujësjellësi. Ermir Hasa i ka plagosur të dy me thikë, dhe është larguar me biçikletë. Dy orë më pas, ai u vu në pranga.

Babë e bir që mbetën të plagosur ndodhen tek Spitali i Traumës, ndërsa mësohet se Shefqet Stafuka është në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban stafuka ermir hasa plagosen babe e bir ne fushe kruje shefqet stafuka alban stafuka ermir hasa plagosen babe e bir ne fushe kruje shefqet stafuka

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2020, 19:13

FUSHË KRUJË- Shefqet dhe Alban Stafuka, babë e bir, përkatësisht 58 dhe 27 vjeç janë paraqitur të plagosur dhe me shenja prerjesh në trup në sp...