Aktualitet

Vdes për shkaqe natyrale 67-vjeçarja në Laprakë, e moshuara jetonte në një banesë me të birin me probleme të shëndetit

10 Gusht 2020, 05:24 Nga DOSJA
Vdes për shkaqe natyrale 67-vjeçarja në Laprakë, e

TIRANË–Mëngjesin e sotëm është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen “Gjon Kastrioti” në Laprakë, 67-vjeçarja Veronika Ramadani. Uniformat blu njoftuan se trupin e të moshuarës që vuante nga skleroza nuk janë gjendur shenja dhune. Ndërkohë burime, pranë Mjekësisë Ligjore bëjnë me dije se vdekja e të moshuarës ka qenë natyrale.

Fillimisht u dyshua se ajo mund të ishte vrarë nga djali i saj, Jualian Zisi, 45 vjeç, i cili jetonte me nënën e tij në të njëjtën banesë. Ky i fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe menjëherë u shoqërua nga Policia. Po kështu, ndalimi i tij erdhi pasi ai është person problematik dhe konsumon shumë alkool.

Sakaq mësohet se familja ka histori dhune, pasi shpesh herë nënë e bir konfliktoheshin me njeri-tjetrin dhe ndërhynte policia. I riu nuk hezitonte që të dhunonte fizikisht nënën e tij. 45-vjeçari pritet të lihet i lirë nga uniformat blu.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet e vdekur 67-vjeçarja në laprakë gjendet e vdekur 67-vjeçarja në laprakë

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2020, 19:13

FUSHË KRUJË- Shefqet dhe Alban Stafuka, babë e bir, përkatësisht 58 dhe 27 vjeç janë paraqitur të plagosur dhe me shenja prerjesh në trup në sp...