FUSHË KRUJË- Shefqet dhe Alban Stafuka, babë e bir, përkatësisht 58 dhe 27 vjeç janë paraqitur të plagosur dhe me shenja prerjesh në trup në spitalin e Fushë Krujës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në afërsi të fshatit Larushk të Fushë Krujës.
Dosja.alka mësuar se babë e bir ishin kishin shkuar këtë pasdite, për një vizitë, tek një nga të afërmit e tyre pranë fshatit ku banonin edhe ata vetë. Pasi kanë mbaruar vizitën, Shefqeti dhe Albani, që vetëm pak ditë më parë ishte kthyer nga Spanja, kanë marrë rrugën për t’u kthyer në shtëpi, por dikush u ka dalë përpara.
Ermir Hasa, nga Kukësi, 35 vjeç, u ka dalë përpara. Të tre kanë debatuar fillimisht për shitjen e një makine, dhe më pas ‘gjakrat janë nxehur’. 35-vjeçari ka nxjerrë thikën duke i plagosur babë e bir, ndërsa vetë është larguar me biçikletë.
Në atë gjendje, 27-vjeçari dhe i ati, kanë mbërritur në spitalin e zonës, por mjekët, duke parë që ata kishin plagë të shumta dhe prerje në trup, i nisën me Urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Aty po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se në gjendje më të rëndë është 58-vjeçari Shefqet Stafuka, pasi ka një plagë të thellë në zonën e barkut. Ky i fundit është punonjës në Ujësjellësin e Krujës.
Dy orë pas ngjarjes, blutë e Fushë Krujës kanë vënë në pranga Hasën, i cili do të japë sqarime mbi ngjarjen. Ai njihet si person problematik. Është me origjinë nga Kukësi dhe mësohet se është arrestuar disa herë, por është liruar nga qelia me raporte mjekësore, si një person me probleme të shëndetit mendor.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-ministri Ditmir Bushati ka bërë reagimin e parë pas vdekjes së babait të tij, Sulejman Bushati. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bushati ...
VLORË – Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Dukat të Vlorës. Makina, brenda së cilës ndodheshin 3 të rinj, doli nga rruga dhe u përp...
TIRANË-Policia ka vijuar monitorimet në akset kombëtare, ku përparësi kanë ato pranë zonave bregdetare. Si rezultat janë pezulluar 34 patenta për tejkalim ...
TIRANË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka humbur babain e tij ditën e sotme. Sulejman Bushati, është ndarë nga jeta në Boston, pas një be...
GJIROKASTËR– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me katër rastet me Covid-19 që kanë rezultuar sot në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se dy...
ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar në Itali ka rënë nga 4m lartësi, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ai po zihe...
Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po lë pasoja të thella dhe afatgjata në ekonomi. Ekspertët pohojnë se 6 – mujori i parë i vitit shënoi një seri falimenti...
BURREL– Një 79-vjeçar i identifikuar si Hazis Kuka ka ndërruar jetë në qytetin e Burrëlit, pasi është asfiksuar. Mësohet se i moshuari, banues në fshatin...
Aktualitet 9 Gusht 2020, 17:10
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me shtatë rastet e reja që janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, në qytetin e Vlorës. M...