Bota

U vranë mbi 7 mijë njerëz/ Nagasaki shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike

9 Gusht 2020, 17:00 Nga DOSJA
U vranë mbi 7 mijë njerëz/ Nagasaki shënon 75-vjetorin e

JAPONI– Ditën e sotme qyteti japonez, Nagasaki, shënon 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore.

Nëkuadër të 75-vjetorit, në Nagasaki është mbajtur një minutë heshtje në orën 11:02 për të nderuar më shumë se 7,000 viktimat e bombës atomike që u hodh mbi qytet.

Kujtojmë se bombardimi i 9 gushtit të vitit 1945, erdhi tre ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima, sulmin e parë në botë me një armë bërthamore. Nga sulmi në Hiroshima u vranë 140,000 persona. Ndërsa Japonia ishte dorëzuar më 15 gusht të vitit 1945, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Burimi: France24

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 75-vjetori i nagasakit 75-vjetori i nagasakit

Sondazh

Poll