Aktualitet

Mbyllet Drejtoria Arsimore në Elbasan, drejtoresha rezulton me Covid-19, karantinohet i gjithë stafi

Sapo tamponi i drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore në Elbasan ka rezultuar pozitiv, ky institucion është mbyllur. Ndërkohë që i gjithë stafi është karantinuar dhe po kryehet hetimi epidemiologjik. 
Featured image of article: Mbyllet Drejtoria Arsimore në Elbasan, drejtoresha rezulton me Covid-19, karantinohet i gjithë stafi Foto Ilustruese
Përditësuar:

ELBASAN– Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Elbasan ka rezultuar pozitive më Covid-19. Mësohet se ‘koka’e këtij institucioni është një prej 19 personave që rezultuan të infektuar ditën e sotme në qytetin eElbasanit. 

Sapo tamponi i drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore në Elbasan ka rezultuar pozitiv, ky institucion është mbyllur. Ndërkohë që i gjithë stafi është karantinuar dhe po kryehet hetimi epidemiologjik. 

Elbasani shënoi sot numrin më të lartë të të infektuar që prej fillimit të pandemisë, me 19 persona. Deri më tani, ky qytet numëron 64 raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë rreth kanë ndërruar jetë 7 pacientë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19.  193 viktima, 2814 pacientë me Covid-19 dhe 3268 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën edhe katër persona, ndërkohë 4 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment