Politike

Përdhunimi i të miturës në Kavajë/ Kryeministri Rama shkel ligjin me të dyja këmbët

9 Shkurt 2019, 11:53 Nga DOSJA
Përdhunimi i të miturës në Kavajë/ Kryeministri Rama

KAVAJË- Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebbok postoi një video, ku të pranishëm ishin edhe dy prindërit e të miturit e vajzës së përdhunuar në Kavajë.

Ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ajo që vizitoi familjen duke përcjellë edhe porositë e Edi Ramës. (Lexo këtu)

Por këtu nis problemi për të miturën. Edhe pse krahas postimit kryeministri shkruante se media dhe politika duhet që të ruanin privatësinë e vajzës, në videon e postuar prej tij shiheshin qartë babai, nëna, xhaxhai dhe familjarët e të miturës.

Dejate këto që e bëjnë shumë të thjeshtë identifikimin e saj, duke bërë kështu që kryeministri të shkelë ligjin me të dyja këmbët.

Ja çfarë thuhet në ligj për një rast të tillë:

“Nenit 21

Me postimin e fytyrave të familjarëve të viktimës së dhunës, është shumë i thjeshtë identifikimi i saj, në një kohë kur edhe vetë Gjykata e Durrësit gjatë procesit gjyqësor për dhënien e masës së sigurisë për të miturit, i ka identifikuar ata me 7 gërmat e para të alfabetit duke marrë parasysh që vendimi mund të publikohej në media dhe se të miturit të akuzuar për përdhunim mund të identifikoheshin.

Asnjë veprim për identifikimin e tyre nuk është marrë nga mediat, madje edhe në rastet e intervistave me familjarët e të akuzuarve, kamera ka qënë gjithmonë mbrapa duke mos dhënë asnjë detaj të fytyrës së tyre.

Siç edhe shkruhet qartë në pikën 7 të nenit 21 të Kodit të Drejtësisë penale për të miturit: Shkelja e pikës 4, të këtij neni, përbën vepër penale. Pra kryeministri i vendit, Edi Rama ka kryer një vepër penale.

Pas publikimit të videos, reagime të shumta ka pasur nga ana e opozitës. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i jep ultimatum Ramës të shkarkojë Spiropalin dhe të fshijë videon e vizitës brenda një ore. Kurse deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha citon ligjin për të drejtën e privatësisë së fëmijës së abuzuar. (Lexo këtu)  Ndërkohë në një deklaratë për shtyp, Policia e Shtetit sqaroi se nëna dhe vajza e përdhunuar kishin marrë garancinë absolute se do t’i ruhej anonimati. (Lexo këtu)

Një reagim ka ardhur edhe nga Komisoneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, i cili tha se nëse rasti ka shkelje do të ketë hetim administrativ. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kavaje kodi penal perdhunimi i te mitures rama shkel ligjin edi rama kavaje kodi penal perdhunimi i te mitures rama shkel ligjin

Sondazh

Poll