Aktualitet

Tahiri nis sfidën interesante në rrjet, poston foton e monumentit që kujton krijimin e Çetës ‘Toto Bolena’: Fotografo n

8 Gusht 2020, 15:41 Nga DOSJA
Tahiri nis sfidën interesante në rrjet, poston foton e monumentit

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nisur një sfidë në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Instastory, në profilin e tij, Tahiri ka publikuar një monument, konkretisht atë që tregon krijimin e Çetës Partizane Toto Bolena.

Përmes këtij postimi, Tahiri fton të gjithë ndjekësit e tij që të gjejnë një monument të tillë, apo të ngjashëm me të dhe ta publikojë, ose mund t;ja dërgojë ish-ministrit për ta postuar.

Në këtë mënyrë, kujtohet historia me të gjithë lavdinë e saj. “Nëse di edhe ti një monument të ngjashëm, publiko një foto (ose nisma mua). Fshehur diku rrugës ishte ky monument që kujton krijimin e Çetës Partizane “Toto Bolena”. Historia duhet kujtuar me gjithë lavdinë e saj, Oërndryshe është estradë e së shkuarës,”- shkruan Tahiri mbi foto.

Jeni gati për të ndjekur këtë sfidë? Mjafton të fotografoni një monument…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri sfida e monumenteve saimir tahiri sfida e monumenteve

Sondazh

Poll