Aktualitet

‘Siç hyra dola’/Seanca për Çukon, avokati Haxhia ironi me prokurorët: Ishin të zënë me punë të ngutshme

9 Prill 2019, 14:50 Nga DOSJA
‘Siç hyra dola’/Seanca për Çukon, avokati Haxhia

TIRANË- Krimet e Rënda shtynë seancën e planifikuar për dy ish-deputetët, Arben Çuko dhe Arben Ndoka për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes.

Jashtë ambienteve të Gjykatës, avokati i Çukos, Maks Haxhiaj tha për mediat me ironi se prokurorët kishin një axhendë të rëndësishme.

“Më vjen keq që po ju zhgënjej, por unë siç hyra ashtu edhe dola sepse prokurorët ishin tepër të zënë me punë të ngutshme. Se kuptohet të drejtat dhe liritë e njeriu nuk mund të vihen përpara punëve të ngutshme të organit të prokurorisë”, tha Haxhia para mediave.

Në seancën e fundit që është zhvilluar në ngarkim të dy ish-deputetëve  togat e zeza venkishin vendosur masën e e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Çuko dhe ish-deputetin Ndoka të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-vo 4”.

K.M/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ish-deputeti arben çuko dhe arben ndoka krimet e renda maks haxhiaj vol-vo4 ish-deputeti arben çuko dhe arben ndoka krimet e renda maks haxhiaj vol-vo4

Sondazh

Poll