Aktualitet

I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ekstradohet shqiptari në Itali (Emri)

9 Prill 2019, 14:50 Nga DOSJA
I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ekstradohet shqiptari

ITALI-  Është ekstraduar sot nga Shqipëria në Itali Artur Milaqi 32 vjeç, i arrestuar në shkurt në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Metropolis”.

Ndaj Milaqit rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Kolumbia në Itali.

32 vjeçari Milaqi konsiderohet kapo i një grupi trafikantësh që transportonin kokainë nga Kolumbia në Holandë e më pas në Itali.

Mësohet se Artur Milaqi pas mbërritjes sot në aeroportin Fiumicino në Romë, është transportuar drejt burgut të Breshës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

(a.m/dosja.al)

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur milaqi ekstardohet shqiptari ne itali trafik droge artur milaqi ekstardohet shqiptari ne itali trafik droge

Sondazh

Poll