Aktualitet

Tronditet Tirana, grabiten 2 mln euro në pistën e aeroportit të Rinasit

9 Prill 2019, 14:50 Nga DOSJA
Tronditet Tirana, grabiten 2 mln euro në pistën e aeroportit të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rinas, rreth orës 15:00 ku si pasojë e një grabitjeje me armë zjarri, ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë grabitur 2 milionë euro. Grupi i armatosur, dhe i maskuar si ushtarakë brenda një furgoni të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, ka ndaluar një makinë të një banke të nivelit të dytë në pistën e aeroportit, dhe ka marrë paratë. Ata kanë kërcënuar autoblindin dhe kanë marrë paratë. Gjatë grabitjes ka patur një shkëmbim zjarri me Policinë, ku ata kanë qëlluar me armë dhe siç mësohet paraprakisht, një nga grabitësit është vrarë. Ndërkohë, që në afërsi të Rinasit është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Grabitja ka zgjatur vetëm 2 minuta. Në vendngjarje, policia, RENEA dhe FNSH.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2 mln euro grabitje ne rinas rinas 2 mln euro grabitje ne rinas rinas

Sondazh

Poll