Bota

Shkeli ligjet financiare/ Ish-mbreti spanjoll largohet nga vendi, ngjall debate të forta: E ardhmja e monarkisë në pikëpyetj

8 Gusht 2020, 17:08 Nga DOSJA
Shkeli ligjet financiare/ Ish-mbreti spanjoll largohet nga vendi, ngjall debate

SPANJË– Juan Carlos, ish-mbreti i Spanjës është larguar nga Spanja pasi mbi të rëndojnë akuzat emundshme për shkelje të ligjeve financiare. Carlos tashmë ia ka kaluar kurorën të birit, Felipe, gjashtë vjet më parë, nuk është zyrtarisht nën hetim. Skandalet e ish-mbretit dhe largimi i tij kanë ngjallur debatin nëse Spanja duhet ta mbajë ose jo monarkinë.

Kujtojmë se Carlos ka qenë mbret i Spanjës nga viti 1975, kur erdhi në fron pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco, e deri në vitin 2014.

Por ai hoqi dorë nga froni pas disa skandaleve, sikurse është raportuar se kishte marrë pjesë në gjuetinë e elefantëve në Botsvanë dhe se kishte një të dashur në moshë të re.
“Ne respektojmë në mënyrë absolute arsyet e vendimit të familjes mbretërore, pra krijimi i një distance nga çështjet e pretenduara që sot mund të jenë subjekt i një hetimi gjyqësor.”- është shprehur kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Presionet politike dhe juridike që e shtynë ish-mbretin të largohej nga Spanja përsëri kanë ngritur pyetje mbi atë nëse vendit i duhet një monarki. Megjithatë shumë spanjoll e shohin monarkinë si një relike të së kaluarës, një tranzicion të domosdoshëm nga diktatura e gjeneralit Franco por që tani ka tejkaluar dobinë e saj. “Ai u vendos aty (në fron), qëndroi, dhe askush nuk ngriti dyshime për këtë. Unë jam 100 për qind anti-monarkist. Mendoj se (monarkia) është një anakronizëm dhe nuk i përket kohës tonë.”- ka thënë Antonio Carmona.

“Po të mos ishte ai, ne nuk do të kishim demokraci.”-u shpreh Luis Fernando.
Ka edhe nga ata që mendojnë se e ardhmja e monarkisë duhet të vendoset me referendum. Pas largimit të ish-mbretit qeveria e Spanjës ka reaguar menjëherë përmes një deklarate zyrtare, ku thonë se e respektojnë vendimn e tij.

Më tej edhe Jordi Masip ka kërkuar që vendi duhet të shkojë në referdum në mënyrë që të shkojë përpara.

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të ecur përpara në 40 vitet e ardhshme sesa t’ua lëmë njerëzve që të vendosin përmes një referendumi.”– tha Jordi Masip.
Ndërsa mundësia e një referendumi po diskutohet në rrugë, ajo deri tani duket e pamundur. Konservatorët e shohin monarkinë si një garantues të integritetit territorial të Spanjës.

Burimi: Lastampa

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota juan carlos juan carlos

Sondazh

Poll