Aktualitet

“Mos më prek, të hedh në gjyq”/ Qytetari zihet keq me dy efektivët në rrugë, u kërkon llogari për rripin e sigurimit

8 Gusht 2020, 14:45 Nga DOSJA
“Mos më prek, të hedh në gjyq”/ Qytetari zihet keq me

TIRANË– Një qytetar ka filmuar sherrin e tij me dy efektivë policie, të cilëve u kërkon llogari për mosvënien e rripit të sigurimit, në një kohë që blutë po udhëtonin me makinë. Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

Fillimisht, qytetari me kamerë ndezur afrohet tek dy efektivët dhe u kërkon llogari për rripin e sigurimit. Më pas efektivi i jep më shumë makinës së policisë dhe afrohet tek këmbët e qytetarit. Ky i fundit fillon të bërtasë dhe të kërkojë sërish llogari se përse dy punonjës të policisë së Shtetit nuk vendosin rrip sigurimi kur qarkullojnë me automjet.

Pjesë nga biseda

Qytetari: Rripin ku e ke

Polici: Jemi në shërbim, nuk vihet rripi…

Qytetari: Ku e ke rripin e sigurimit po të them…:Vahdo tash a do të më shkelësh? Rripin ku e ke ?  Je në lëvizje pa rrip sigurimi, ku shko ti? Mos m’u afro! Rripin ku e ke asgjë personale mos më prek?

Polici: Mbaje pak këtu se ia tregoj unë!

 Qytetari: Rripin ku e ke? Jam me pashaportë angleze, ma jep telefonin është gjë personale. Mos më prek telefonin po të them se të hedh në gjyq…

Polici: Mos bërtit pse bërtet aje normal ore pse bërtet, qetësohu more. Të hedh unë ty në gjyq…

Qytetari: Hajde më hidh tek ambasada angleze. Mos më prek po të them…telefoni është personal…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qytetari sherr me efektivet qytetari sherr me policet qytetari sherr me efektivet qytetari sherr me policet

Sondazh

Poll