Bota

Futja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, Haradinaj thirrje institucioneve nga Kamenica: Mos lejoni provokime të tilla

8 Gusht 2020, 14:33 Nga DOSJA
Futja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, Haradinaj thirrje

KOSOVË -Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Kamenicën, një ditë pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në këtë zonë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj bën me dije, se bisedoi me banorët e zonës, pas provokimit nga xhandarmëria serbe.

Gjithashtu ish-kryeministri i bëri thirrje institucioneve të Kosovës, që të mos lejojnë më provokime të tilla dhe të ofrojnë siguri për qytetarët.

Postimi i plotë

Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.
Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.
Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.

RH

Mbrëmjen e djeshme, forcat e xhandarmisë serbe u futën në Kamenicë. Ata u pikasën nga kamerat e sigurisë të një restoranti. Në lidhje me incidentin ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili është shprehur, se qytetarët e Kosovës do të mbrohen nga institucionet, ndërsa njoftoi se ka nisur hetimi për rastin.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj xhandarmersia serbe futet ne kosove ramush haradinaj xhandarmersia serbe futet ne kosove

Sondazh

Poll