Bota

Mund të jeni mbartës i Covid-19/ Lemza simptoma më e re e Covid-19

8 Gusht 2020, 15:46 Nga DOSJA
Mund të jeni mbartës i Covid-19/ Lemza simptoma më e re e

SHBA– Virusi Corona ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë jetën e miliona njerëzve kudo nëpër botë. Ndërkohë që kanë vdekur më shumë se 700 mijë njerëz që prej fillimit të pandemisë, ekspertët e shëndetësisë kanë bërë me dije se janë shtuar simptoma të reja të Covid-19.

Mësohet se një 62-vjeçar nga Chicago, fillimisht nuk kishte shfaqur simptoma të tjera, por ai u pranua në spital dhe më pas u konstatua se kishte temperaturë prej 37.3 gradë celcius. Ndërkohë pas një skanimi në në mushkëri u pa që luftonte me një sëmundje. Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u testua për Koronavirus. Më vonë temperatura iu rrit në 38.4 gradë celcius.

“Këtu ne po paraqesim një rast të fshehjes së vazhdueshme të një simptome të infeksionit me COVID-19 tek një burrë 62-vjeçar. Për njohurinë tonë, ky është rasti i parë i një simptome të re e të prekurit me COVID-19.”- njoftoi spitali i Çikagos.

Në këtë mënyrë mjekët nga Cook County Health, Chicago,  kanë konstatuar se nuk duhet përjashtuar as lemza si simptomë e Covid-19.

Shumica e njerëzve mendojnë se lemza nganjëherë zgjat disa minuta. Zakonisht duhet të prisni që vetvetiu të largohet.

Burimi: Forbes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cook county health koronavirusi ne bote simptomat e covid cook county health koronavirusi ne bote simptomat e covid

Sondazh

Poll