Bota

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Katër viktima dhe 200 të infektuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

8 Gusht 2020, 16:26 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Katër viktima dhe 200 të

MAQEDONIA E VERIUT- Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 4 pacientë të infektuar me COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe  200 raste të reja.

Ky  lajm është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut , ku raportohet se në 24 orët e fundit u realizuan 1828 teste për Covid-19 ku prej tyre rezultuan pozitivë 200.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i persona të vdekur nga Covid-19 ka shkuar në 523.

Ndërsa numri total i personve të diagnostikuar që prej fillimit të shpërthimit nga Covid-19 ka shkuar në 11.754. Por lajmi i mirë është se prej tyre 7,622 pacientë janë shëruar, ndërsa  numri i rasteve aktivë është 3,609.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll