Bota

Liban/ Arrestohen drejtuesit e portit të Bejrutit, pas shpërthimit të fuqishëm

8 Gusht 2020, 12:37 Nga DOSJA
Liban/ Arrestohen drejtuesit e portit të Bejrutit, pas shpërthimit

BEJRUT- Shefi i Doganave, Badri Daher, zëvendësuesi i tij , Shafik Merhi si dhe drejtori i portit në Bejrut , Hassan Kuraitim, janë arrestuar ditën e sotme.

Mediat bëjnë të ditur  se ata do të mbahen në paraburgim për sa kohë që hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin e fuqishëm të Bejrutit ku si pasojë humbën jetën 157 viktima dhe u plagosën rreth 6 000 të tjerë. Ndërkohë ditën e enjte 16 persona të tjerë u arrestuan  pasi dyshoheshin se mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë. Ndërkohë deri më tani janë marrë në pyetje edhe 18 persona të tjerë.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima  dhe mbi 6 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Burimi:pmnewsnigeria

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota badri daher hassan kuraitim shafik merhi shperthimi i fuqishem ne bejrut badri daher hassan kuraitim shafik merhi shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll