Aktualitet

Zbardhja e vrasjes së Regis Runajt në Elbasan, Balla përshëndet operacionin e policisë: Goditje e fortë ndaj krimit, qytet

8 Gusht 2020, 14:19 Nga DOSJA
Zbardhja e vrasjes së Regis Runajt në Elbasan, Balla

TIRANË-Deputeti socialist Taulantg Balla, ka reaguar në lidhje me zbardhjen e vrasjes së Regis Runaj, pak javë më parë në Elbasan. Në një postim në Facebook, Balla ka përgëzuar punën e policisë, duke e cilësuar aksionin një goditje të fortë ndaj krimit.

Sipas tij, hetimi duhej kryer me shpejtësi, pasi edhe qytetarët e Elbasanit prisnin zbardhjen e ngjarjes.

Reagimi i plotë

Përshëndes punën e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Elbasan për zbulimin dhe vendosjen në pranga të autorëve të disa ngjarjeve kriminale. Puna e kryer me profesionalizëm nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin aktiv të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan ishte një goditje e fortë ndaj krimit.

Ky hetim i plotë dhe profesional ishte një detyrë që duhej kryer me shpejtësi, sikurse me padurim ishte pritshmëria e qytetarëve të Elbasanit për goditjen e fortë të krimit në këtë qytet, pas disa ngjarjeve kriminale tronditëse. E nxisim Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Elbasan të forcojnë luftën kundër krimit? Rezultatet e ditës së sotme, pas një pune të pandërprerë 10 ditore, janë premisa për rezultate të tjera pozitive.

Ditën e sotme policia njoftoi arrestimin e Xhulion Hoxhës dhe Euglen Halilit, si autorët kryesorë të vrasjes së Regis Runajt në varrezat e qytetit pak javë më parë. Pasi konsumuan lëndë narkotike së bashku, dy autorët dyshohet se e qëlluan Runajn 27 herë. Gjithashtu të arrestuarit kanë marrë pjesë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.

(g.sh./dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet euglen halili regis runaj taulant balla xhulion hoxha euglen halili regis runaj taulant balla xhulion hoxha

Sondazh

Poll