Aktualitet

“Jemi të terrorizuar, të shtënat zgjatën për disa minuta”/ Turistët boshatisin hotel “Voloreka”, largohen edhe nga

8 Gusht 2020, 11:15 Nga DOSJA
“Jemi të terrorizuar, të shtënat zgjatën për disa

POGRADEC- Turistët që ndodheshin në hotel “Voloreka” në Tushemisht janë larguar të tmerruar nga kjo godinë. Mësohet se dhomat e këtiji hoteli janë boshatisur mëngjesin e sotëm.

Jashtë kamerave ata shprehen se të shtënat me armë zjarri kanë zgjatur për disa minuta. Turistët thanë me tej se nuk mund të vazhdojnë pushimet në këtë vend, për sa kohë ndihen të rrezikuar për jetën e tyre.

“Jemi të terrorizuar. Të shtënat me armë zjarri ndodhën për disa minuta“, u shprehën ata.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ky dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit. Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit.  Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Muçollari për këtë ngjarje e ka vënë gishtin mbi dy persona Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi. Ky është atentati i dytë brenda 1 javë që ndodh në këtë hotel.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në hotel voloreka të shtëna me armë zjarri në progradec atentat në hotel voloreka të shtëna me armë zjarri në progradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2020, 09:39

POGRADEC- Jetmir Muçollari, pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec ka deklaruar se Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi janë 2 personat që kanë qëlluar me armë ...