Aktualitet

“Lajm i mirë”, epidemiologu publikon të dhënat e studimit më të fundit: Transmetimi i virusit në shkolla është i kuf

8 Gusht 2020, 08:02 Nga DOSJA
“Lajm i mirë”, epidemiologu publikon të dhënat e

TIRANË- Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka publikuar të dhënat një studimit të kryer në Australi për përhapjen e COVID-19. Në një postim në mediat sociale, mjeku shprehet se transmetimi i virusit në institucionet arsimore është i kufizuar dhe rrezikuar është në një shkallë të ulët.

Studimi i kryer në Australi, sipas epidemiologut është një shenjë e mirë dhe tregon se në institucione arsimore virusi mund të kufizohet, nëse rritet ndërgjegjësimi komunitar, implementohen strategjitë e higjienës, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Në fund ai shprehet se të gjithë prindërit duhet të rrinë të qetëve për fëmijët, por të vazhdojnë me sat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!

POSTIMI I PLOTË

Lajm i mirë mbi nxënësit miqtë e mi! ?? Në shtetin Neë South Ëales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se trasmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot. Pse ka rëndësi Australia? Dy arsye: ? Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi. ? Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

? Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat! ?? Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSË-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

? Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020. ? 6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19. ? 521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar. ? 319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).

? 44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”). ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA! ASNJË I VETËM!

Përfundimet e NCIRS: ? U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë. ? Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar. ? Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.

? Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishmë pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë. ? Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse: rritet ndërgjegjësimi komunitar, implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve. Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi perhapja e covid 19 ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi perhapja e covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2020, 06:37

POGRADEC- Tronditet sërish qyteti i Pogradecit. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00 është qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Tushemisht t...