Aktualitet

Të shtënat me armë në Pogradec/ Ngjarja ndodhi në hotel “Voloreka”, nga breshëria e plumbave janë dëmtuar 8 makina,

8 Gusht 2020, 07:29 Nga DOSJA
Të shtënat me armë në Pogradec/ Ngjarja ndodhi në hotel

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Pogradec. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hotel “Voloreka”, i cili është në pronësi të Jetmir Muçollarit. Ky i fundit ka deklaruar në Polici se nuk ka konflikte me asnjë person. Ndërkohë nga breshëria e plumbave janë dëmtuar 8 makina.

Sakaq, mësohet se gusht të vitit 2013, Jetmir Meçollari është plagosur me armë zjari nga Edmond Fezollari. Krimi ndodhi për motive të dobëta dhe fatmirësisht Muçollari i shpëtoi atentatit.

Të shtënat me armë zjarri në Tushemisht të Pogradecit u raportuan mëngjesin e sotëm. Sipas policisë disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të parkingut të hotelit. Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve dhe shkaqet e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet të shtëna me armë zjarri në pogradec të shtëna me armë zjarri në pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2020, 06:37

POGRADEC- Tronditet sërish qyteti i Pogradecit. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00 është qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Tushemisht t...