Aktualitet

Moti i keq “frenon” pushuesit nga Kosova, nuk ka fluks automjetesh në Morinë

8 Gusht 2020, 07:26 Nga DOSJA
Moti i keq “frenon” pushuesit nga Kosova, nuk ka fluks automjetesh

KUKËS- Moti i keq ka ulur fluksin e automjeteve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit numri i automjeteve që kanë kaluar pikën doganore të Morinës ka qenë i ulët. Pushuesit nga Kosova kanë hezituar që ta kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, pasi deri ditën e nesërme do të ketë reshje shiu.  Ky vendim i tyre vjen edhe për shkak të përhapjes së madhe të COVID-19 në të dy vendet.

Në fundjavat e kaluar në këtë pikë doganore ka pasur radhë të gjatë. Pushuesit nga Kosova kanë shkaktuar edhe një trafik të madh në autostradën Tiranë-Durrës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pushuesit nga kosova pushuesit nga kosova

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Gusht 2020, 06:37

POGRADEC- Tronditet sërish qyteti i Pogradecit. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00 është qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Tushemisht t...