Aktualitet

8 Gusht 2020, 06:37 Nga DOSJA

POGRADEC- Tronditet sërish qyteti i Pogradecit. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00 është qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit, biznes ky në pronësi të Emanuela Muçollarit, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë qenë 2 persona të maskuar që kanë qëlluar mbi 50 herë me armë zjarri në drejtim të biznesit, ku janë bërë shoshë nga plumbat 6 makina luksoze dhe janë thyer disa xhama të hotelit. Dy nga makinat janë në pronësi të pronarit të biznesit dhe 4 të tjera janë të turistëve.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të dhomës së hotelit, ku ndodhej djali i Jetmir Muçollarit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Pas ngjarjes, atentatorët janë larguar në këmbë dhe dyshohet se të shtënat kanë qenë një paralajmërim për pronarin,  Jetmir Muçollarin. Ky i fundit ka denoncuar me emra në polici dy atentatorët, që sipas tij janë Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi. Muçollari i ka quajtur ata persona shumë të rrezikshëm. Ndërkohë ai ka kërkuar azil për djemtë të tij, pasi në Shqipëri po iu rrezikohet jeta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sakaq, mësohet se më 1 gusht ka ndodhur një tjetër atentat në këtë hotel, ku disa persona kanë qëlluar me 3 plumba në drejtim të këtiij biznesi. Për këtë ngjarje nuk ka dhënë një njoftim zyrtar Policia.

Po kështu, në  muajtin gusht të vitit 2013, Jetmir Muçollari është plagosur me armë zjari nga Edmond Fezollari. Krimi ndodhi për motive të dobëta dhe fatmirësisht Muçollari i shpëtoi atentatit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në hotel voloreka emanuela muçollari jetmir muçollari të shtëna me armë zjarri në pogradec atentat në hotel voloreka emanuela muçollari jetmir muçollari të shtëna me armë zjarri në pogradec

Sondazh

Poll