Aktualitet

Nuk ndalen dasmat dhe festat në Shqipëri, tashmë organizimet bëhen në anijet ushtarake

8 Gusht 2020, 06:13 Nga DOSJA
Nuk ndalen dasmat dhe festat në Shqipëri, tashmë organizimet

TIRANË- Prej disa javësh në Shqipëri nuk lejohen me dasmat, festat, ditëlindjet dhe çdo aktivitet tjetër që mund të bëhet në darkë dhe me muzikë. Lokalet që më parë kishin prioritet organizimin e festave të ndryshme në mbrëmje tashmë po përshtaten dhe muzika është e lartë vetëm në drekë.

Por duket se organizimet e ndryshme festive nuk janë ndalur. Një qytetar ka bërë një denoncim dhe shprehet se tashmë ditëlindjet e dasmat organizohen në anijet e Forcave të Armatosura.

Ai ka publikuar një video dhe shprehet se Rama ka dhënë me PPP flotën ushtarake. Siç shikohet në videon e publikuar në rrjetet sociale, një nga anijet e flotës është zbukuruar dhe bërë gati për të pritur çiftin dhe dasmorët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dasma ne anijet e ushtrise flota me ppp dasma ne anijet e ushtrise flota me ppp

Sondazh

Poll