Aktualitet

Lajm i keq për plazhistët, sot sërish reshje shiu, zonat ku do të ketë rrebeshe (PARASHIKIMI)

8 Gusht 2020, 05:40 Nga DOSJA
Lajm i keq për plazhistët, sot sërish reshje shiu, zonat ku do

SHQIPËRI- Reshjet e shiut nuk janë larguar nga vendi. Sipas Meteoalb, gjatë pasdites në zonat e ulta dhe malore do të ketë mot të kthjellët. Ndërsa, në veri dhe juglindje të vendit gjatë pasdites do të ketë rrebeshe shiu. Sot temperaturat e ajrit do të shkojnë deri në 35 gradë.

“Ditën e sotme do të mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet, por në zonat e ulëta dhe malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat gjatë pasdites do të sjellin rrebeshe shiu të izoluar veri-verilindje dhe juglindje. Mbrëmja parashikohet që të vijojë me kthjellime dhe vranësira. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta gjatë mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë.”, thuhet në njoftim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 8 gusht 2020 moti 8 gusht 2020

Sondazh

Poll