Bota

Ndahet në dysh aeroplani i “Air India” me 191 persona në bord, shkak reshjet e dendura të shiut. Të paktën 16 viktima p

7 Gusht 2020, 15:56 Nga DOSJA
Ndahet në dysh aeroplani i “Air India” me 191 persona në

INDI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord, mes tyre edhe 10 fëmijë, që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përplasur në një luginë, si shkak i reshjeve të dendura të shiut. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale janë të frikshme, ku shihet avioni i ndarë në dy pjesë, pranë një lugine afër aeroportit Calicut, në Kerala të Indisë.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë vdekur 16 persona përfshirë edhe dy pilotët, ndërsa raportohet për 123 plagosur, raporton BBC.

 

“Fluturimi Dubai-Kozhikode Air India (IX-1344) ka rrëshkitur gjatë zbarkimit në aeroportin Karipur rreth orës 7.45 pasdite (ora 02:00 e pasdites).”- ka deklaruar Policia.

Sipas mediave lokale, 15 ambulanca kanë arritur në vendngjarje, për të shpëtuar pasagjerët e plagosur dhe ekuipazhin në spitalet më të afërta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-Ministri i Turizmit tha se megjithëse shumë pasagjerë u plagosën, ‘të gjithë pasagjerët u evakuuan’.

Mësohet se ky fluturim po realizohej nga qeveria për të riatdhesuar indianët e bllokuar jashtë shtetit gjatë krizës së koronavirusit. Ndërsa në vendngjarje janë ekipet e kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në shërbimin e urgjencës në vendin e ngjarjes.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja .al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dubai indi ndahet ne dysh avioni ne indi dubai indi ndahet ne dysh avioni ne indi

Sondazh

Poll