Bota

Bilanci i zi në Meksikë/ Vdesin 819 pacientë dhe infektohen mbi 6 mijë të tjerë në 24 orët e fundit nga Covid-19

7 Gusht 2020, 17:15 Nga DOSJA
Bilanci i zi në Meksikë/ Vdesin 819 pacientë dhe infektohen mbi 6

MEKSIKË-Virusi vdekjeprurës Covid-19 ka “mposhtur” botën ku ditë pas dite  shënohen bilance të frikshme të të sëmurëve dhe viktimave.

Deri më tani pas SHBA-së që kryeson listën e vendeve më të goditura nga pandemia, edhe Meksika është një ndër vendet që nuk po gjen qetësi.

Ditë pas dite në Meksikë është regjistruar një numër i lartë i të vdekurëve nga Covid-19, gjithashtu edhe numri i rasteve të reja ka qenë i lartë.

Në 24 orët e fundit  Meksika ka shënuar të paktën 819 viktima duke e çuar në 50.517 numrin e përgjithshëm të të vdekurëve deri më tani në vend. Ndërsa janë shënuar 6.590 raste të reja më koronavirus, një shifër teje e lartë kjo që ka rritur në 462,690 bilanci total i të sëmurëve.

Lajmi i mirë është se mes tyre 308.848 janë shëruar plotësisht nga virusi Corona që po “gjunjëzon” botën.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne meksike koronavirusi ne meksike

Sondazh

Poll