Bota

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ Nisin revoltat kundër qeverisë, qytetarët fajësojnë autoritetet për katastrofën

7 Gusht 2020, 06:12 Nga DOSJA
Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ Nisin revoltat kundër

LIBAN– 3 ditë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut populli është ngritur në protestë kundër qeverisë. Mësohet se ata fajësojnë qeverinë për tragjedinë që ndodhi. Sipas tyre qeveria nuk mori masa sigurie për nitratin e natriumit që ndodhej prej disa vitesh në depo.

Mediat e huaja kanë raportuar se qytetarët gjatë demostratës janë përleshur me forcat e sigurisë libaneze ku këto të fundit kanë lëshuar gaz lotsjellës tek njerëzit që i afroheshin pranë parlamentit.

Demonstruesit u zemëruan nga shpërthimi që ndodhi pasditen e së martës, për të cilin zyrtarët thonë se u shkaktua nga 2,750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pa sigurtë që nga viti 2013.

Qytetarët  në Liban thonë se pakujdesia e qeverisë çoi në shpërthimin e tmerrshëm, i cili vrau të paktën 137 njerëz dhe plagosi rreth 5,000 të tjerë. Shpërthimi shkatërroi rrethe të tëra në kryeqytet, ndërsa shtëpitë dhe bizneset mbetën  në rrënoja. Dhjetëra njerëz janë ende të humbur.

Agjencia shtetërore e lajmeve thotë se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi të shpallur nga qeveria këtë javë. Që nga katastrofa dy zyrtarë kanë dhënë dorëheqjen. Deputeti Marëan Hamadeh u tërhoq të mërkurën, ndërsa ambasadori i Libanit në Jordan Tracy Chamoun u tërhoq të enjten, duke thënë se katastrofa tregoi nevojën për një ndryshim në udhëheqje.

Burimi:BBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nisin protestat ne liban shperthimi i fuqishem ne liban nisin protestat ne liban shperthimi i fuqishem ne liban

Sondazh

Poll