Bota

U prek nga COVID-19, deputeti i LDK shtrohet në spital, ja si është gjendja e tij

6 Gusht 2020, 20:53 Nga DOSJA
U prek nga COVID-19, deputeti i LDK shtrohet në spital, ja si

KOSOVË – Kosova po kalon momente të vështira për shkak të COVID-19. Virusit nuk i kanë shpëtuar as politikanë, ku së fundmi është infektuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e LDK në Suharekë. Në njoftim thuhet, se deputeti është konfirmuar pozitiv sot dhe është shtruar në Klinikën Infektive në spitalin e Prizrenit, ndërsa gjendja e tij është e qëndrueshme.

Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetëizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe e qëndrueshme”, ka njoftuar dega e LDK-së në Suharekë përmes Facebook.

Më herët ndërkohë në Kosovë janë infektuar edhe politikanë të tjerë, si kreu i LDK, Isa Mustafa apo kreu i PDK, Kadri Veseli.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ardian shala me covid deputeti i ldk preket nga covid ardian shala me covid deputeti i ldk preket nga covid

Sondazh

Poll