Bota

Mali i Zi merr vendimin e ri: Qytetarët e vendeve duhet të kenë përgjigjen e testit PRC që të futen në territorin tonë

6 Gusht 2020, 20:20 Nga DOSJA
Mali i Zi merr vendimin e ri: Qytetarët e vendeve duhet të kenë

MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit. Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës PCR dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus. Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja. Masa hyn në fuqi më 7 gusht.

Në Mal të Zi, masat për të luftuar dhe përhapur koronavirusin janë ende në fuqi, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse dhe kufizimet për tubimet në natyrë dhe mbajtja e distancës fizike në ambiente publike të brendshme.

Që nga fillimi i qershorit, 51 persona kanë vdekur nga COVID 19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Në Mal të Zi, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 3480 raste të të infektuarve.

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne malin e zi mali i zi koronavirusi ne malin e zi mali i zi

Sondazh

Poll