Nuk zbardhën dot sulmin me acid ndaj gruas në Tiranë, Shqipëria humb gjyqin e radhës në Strasburg për paaftësi të autor
6 Gusht 2020, 19:10Nga DOSJA
TIRANË -Shqipëria ka humbur një tjetër gjyq në Gjykatën e Strasburgut. Dhurata Tërshana, hodhi në gjyq Shqipërinë, pas sulmit me acid që iu bë në Tiranë. Tërshana pretendonte, se autoritetet nuk arritën të mbronin jetën e saj, si dhe dështuan për të kryer një hetim të shpejtë dhe efektiv, për identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të sulmit. Kërkesa ndërkohë iu komunikua qeverisë më 6 tetor të 2014-ës.
Pas shqyrtimit të provave dhe veprimeve pproceduriale nga autoritetet shqiptare, Gjykata e Strasburgut doli në konkluzionin, se shteti shqiptar ka dështuar që të zbardhë rastin. Sipas Gjykatës, autoritetet vendase nuk gjetën llojin e acidit me të cilin u krye sulmi dhe as nuk e mbajtën viktimën të informuar për ecurinë e hetimit. Në përfundim, GJEDNJ e gjet shtetin shqiptar në shkelje në Nenit 2 të Konventës dhe urdhëroi dëmshpërblimin e saj me 12 mijë euro, plus 2720 të tjera për kostot e gjyqit.
Si ndodhi ngjarja
Më 29 korrik, 2009 , ndërsa po shëtiste në Tiranë, vajza u sulmua me acid në fytytrë. Ai pësoi djegie të shumta në fytyrë dhe gjoks, si pasojë e acidit. Mënjeherë ajo u dërgua në spital në gjendje kritike. Prokurorëve ndërkohë u tha, se nuk e kishte njohur agresorin, nuk kishte probleme me askënd.
Ajo deklaroi, se gjatë sulmit, agresori kishte veshur një kapelë kafe / bezhë, syze dielli të zeza dhe një këmishë të zezë. Ky i fundit pasi e sulmoi me acid u largua nga vendi i ngjarjes. Menjëherë asaj filluan t’i shkriheshin rrobat dhe t’i digjej trupi.
Më pas ajo shtoi, se kishte dyshime se sulmi ishte kryer nga ish-bashkëshorti i saj në shenjë hakmarrje dhe vazhdim i dhunës në të shkuarën. Sipas saj, E.A. ishte burgosur më parë në Itali, si dhe kishte njohje me persona me të dhëna kriminale. Njëkohësisht gruaja rrëfeu se në vendin ku ndodhi sulmi kishte pasur edhe persona të tjerë. Viktima e sulmit tregoi gjithashtu, se me ish-bashkëshortin ishin ndarë, pasi ky i fundit refuzonte që ajo të ndiqte një trajnim në Itali.
I marrë në pyetje nga Prokuroria, autori i dyshuar i sulmit, shprehej se ditën kur ndodhi ngjarja ishte në Durrës deri në 6 të pasditës. Ai foli për divorcin, ndërsa konfirmoi edhe debatin për kursin e specializimit. Njëkohësisht ish-bashkëshorti mohoi problemet gjatë divorcit, si dhe përfshirjen e mundshme në sulm. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, u vërtetuar se gruaja ishte djegur në 25% të trupit. Mirëpo gjurmët e gishtërinjve tek ena e përdorur për hedhjen e acidit, nuk u zbuluan kurrë.
POGRADEC– Një fqinjë ka treguar detaje nga ngjarja horror që tronditi Pogradecin mbrëmjen e sotme. Përpara mediave, gruaja që shikoni në video, tregon se kanë d...
Aktualitet 6 Gusht 2020, 18:45
VLORË -Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, duket se qëndrojnë pas atentatit në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i qu...
GREQI- Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka reaguar sërish sot në lidhje me situatën në Ambasadën Shqiptare në Athinë. Në një reagim në mediat sociale, Zinxhiria kërko...
TIRANË- Arjan Baçi, administratori i caktuar nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të presidentit të ...
POGRADEC– Personi që po shikoni në foto është Olsi Çekiçi, 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, që mbrëmjen e sotme masakroi me thik...
Aktualitet 6 Gusht 2020, 18:04
TIRANË- Koronavirusi në Shqipëri po përhapet me shpejtësi, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 127 raste të reja. Njësoj si virusi, vrullshëm në med...
Aktualitet 6 Gusht 2020, 18:04
POGRADEC– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku një 44-vjeçar i identifikuar si Olsi Çekiçi masakr...
POGRADEC-Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku djali, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, vrau ...
TIRANË– Ditët në vijim premtojnë temperature të larta dhe ritkhim të motit me diell. Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb, ka deklaruar se nga dita ...