Bota

Frika nga Covid-19/ Kina kryen 4,84 milionë testime brenda një dite

6 Gusht 2020, 09:50 Nga DOSJA
Frika nga Covid-19/ Kina kryen 4,84 milionë testime brenda një dite

KINË- Gjatë ditëve të fundit Kina ka regjistruar raste të reja me Covid-19, e për këtë shkak  qeveria vendase ka marrë masa  të ashpra për parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse. Kështu siç bëjnë me dije mediat e huaja në Kinë çdo ditë kryhen 4.84 milionë tese.

Në testet e kryera  në 24 orët e fundit kanë rezultuar se 37 raste të reja simptomatike me COVID-19 dhe 20 raste të reja asimptomatike. Së fundmi nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e Covid-19.

Me shtimin e rasteve të reja që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Kinë janë regjistruar  88,328 raste  me Covid-19   dhe 4,677 vdekje.  Në mbarë vendin, gati 5.000 institucione mjekësore dhe 38 mijë teknikë ishin dakord që të kryhen testime në të gjithë popullsinë.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll