Bota

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ Qytetarët shpërthejnë ndaj autoriteteve: Udhëhiqemi nga njerëz të paaftë, kjo që bë

6 Gusht 2020, 06:39 Nga DOSJA
Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ Qytetarët

LIBAN- Njerëzit në Liban kanë shprehur zemërimin  ndaj qeverisë pasi sipas tyre shpërthimi që ndodhi në Bejrut pasditen e së martës ishte si pasojë e neglizhencës së autoriteteve. Kjo pasi organet përkatëse nuk e kishin siguruar nitratin e amoniumit që ruhej në depo. Ishte presidenti i vendit, Michel Aoun ai që ka njoftuar qytetarët se shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo.

Chadia Elmeouchi Noun, një banore e Bejrutit e cila ndodhet aktualisht në spital, tha: Ne udhëhiqemi nga njerëz të paaftë, qeveria jokompetente.  Por unë po ju them diçka,  ajo që ata kanë bërë tani është absolutisht kriminale.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi 2 ditë më parë në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

Deri më tani raportohet për 135 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chadia elmeouchi noun shperthimi i fuqishem ne bejrut chadia elmeouchi noun shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll