Bota

Fauci për pandeminë e koronavirusit: Nuk mendoj se do të zhdukim këtë nga planeti, vitin tjetër…

6 Gusht 2020, 08:00 Nga DOSJA
Fauci për pandeminë e koronavirusit: Nuk mendoj se do të zhdukim

SHBA- Dr. Anthony Fauci, eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, në një intervistë për “Reuters” është shprehur se bota nuk do të jetë në gjendje të zhdukë koronavirusin. Në rrëfimin e tij, Fauci ka shtuar se vetëm vaksinë mund të ndihmojë vendosjen nën kontroll të pandemisë.

“Unë nuk mendoj se ne do ta zhdukim nga planeti sepse është një virus me një fuqi shumë të madhe transmetimi saqë duket se nuk ka gjasa të tilla. Por ajo që unë mendoj se mund të bëjmë ne është një vaksinë e mirë dhe vëmendje ndaj shëndetit publik – me vëmendje dua të nënkuptoj shtimin e kujdesit,“-tha Fauci në intervistë.

Më tej, Fauci parashikoi se pas vitit të ardhshëm, virusi do të bëhet më i menaxhueshëm.

“Shpresoj dhe ndjej si një gjë të mundur që deri në vitin 2021 do të kemi gjithçka nën kontroll. A e imagjinoni që një ditë do të jemi pa të? Sigurisht! Do të isha jorealiste po të pretendoja të kundërtën. A mendoj se do të kemi një kontroll shumë, shumë më të mire pas dimrit? Po, kështu mendoj.”

Burimi:CNN 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci koronavriusi ne bote anthony fauci koronavriusi ne bote

Sondazh

Poll